Derhemi ia plas shkoqur Kumbaros/ Godina që propozohet për teatër, një han

0
257

Arben Derhemi, aktor i njohur, i është bashkuar protestës publike të artistëve më të njohur të vendit që kundërshtojnë ndryshimet në ligjin për artin, të propozuara nga ministrja Mirela Kumbaro.

Ministria e Kulturës ka propozuar që teatri i ri kombëtar të jetë “Turbina”, një godinë e cila është kundërshtuar ashpër nga artistët më të njohur shqiptarë, mes të cilëve edhe i madhi Robert Ndrenika apo Ndriçim Xhepa.

“Zhvendosja e Teatrit Kombëtar pas 70 viteve është pa sens. Teatri Kombëtar po ikën. Eksperimentali po zbukurohet. Ky është një problem që ndoshta artistët u nxitën një cikë dhe nga reagimi i ministrisë. E gjithë kjo ka një alogjizëm. Të iki teatri nga një vend ku ka 70 vite që operon. Njerëzit  janë mësuar me teatrin aty ku shitet teatri “, u shpreh Xhepa.

“E kuptuat se çfarë ndodh. Mbyllet dera për motive që s’merren vesh se kush janë. Çfarë është kjo? Mbyllin derën në fytyrë ç’njerëz që nuk e kuptojnë pse e mbyllin derën, se kanë marrë një urdhër që mbylljani derën kujtdo që vjen shikon këtë godinë. Sepse të shikosh këtë godinë është njëlloj sikur të shikosh një han, të cilin dëshirojnë ta bëjnë teatër me dhunë”, shprehet Arben Derhemi, për Top Channel.

Një ditë më parë, i madhi Ndrenika tha se godina që propozohet mund të shërbejë si një sallë për aktivitete politike, por kurrsesi për teatër. Godinës pikë së pari i mungon akustika, dhomat e zhveshjes si edhe dushet, ndërsa për Derhemin ajo çka propozohet për tu bërë teatër është një han.

“Unë kam ardhur e kam parë aty është një han. Aty është Pallat Sporti. Pastaj përse duhet të ndodhi që unë të zhvendosem nga shtëpia ime këtu.

Opera të vijë tek shtëpia ime dhe pastaj pas dy vjetësh sipas idesë së ministres të shohim se mund të bëjmë ndonjë teatër tjetër, të ri.

Mendojmë që të bëjmë një teatër sipas të gjithë parametrave. Dmth që edhe vetë e dinë që ky teatër nuk është sipas parametrave. Oxhaku i skenës së Tatrit Kombëtar është 25 m i lartë. Kjo godinë këtu është jo më shumë se 10 m. Unë nuk e di ku do vendosen prozhektorët? ”, u shpreh Arben Derhemi.

Sipas tij zhvendosja e TK ka një arsye tjetër.

“Çfarë është kjo logjikë? Hajde i nxjerrim këta njerëz. Kush është motivi?! Motivi është që nuk tregojnë sepse atë duan ta bëjnë pallat”, thotë Derhemi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here