Atentati ndaj Lul Kullës/ Zbardhen rolet në grupin e tritolit të Elbasanit

0

Pas prangosjes së gjashtë anëtarëve të grupit kriminal gjate operacionit ‘Porosia’ në Gramsh e Pogradec, zbardhen detaje të roleve të anëtareve të grupit.

Loading...

Sipas policisë, kreu i të arrestuarve ishte Edmond Abazi, të cilit iu sekuestruan në banesën e tij rreth 82 kallëpe tritoli. Ndërkohë Gazmor Kokla, kishte rolin e personit që montonte mekanizmin e plasjes së tritolit.

40-vjeçari, me origjinë nga Gramshi kishte punuar më herët në Uzinën e Mjekësit në Elbasan, vend i cili dikur prodhonte lëndë plasëse. Grupi hetimor thekson se Kokla për t’i shpëtuar vëzhgimit të policisë, nuk ndiqte rrugën automobilistike për të shkuar në Pogradec por, shkonte nëpërmjet një rruge të vjetër malore që lidh Gramshin me qytetin liqenor.

Loading...

Lini nje pergjigje