Votimi në OKB/ Të rishikohet qëndrimi, qeveria afat 1 muaj, ja dokumenti i paraqitur nga PD

0

Partia Demokratike i paraqiti Kuvendit për miratim një projekt-rezolutë në lidhje me votën kundër të Shqipërisë ndaj SHBA-së në Kombet e Bashkuara, votim i kryer pas qëndrimit të shpallur nga Presidenti Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Përmes pr/rezolutës i kërkohet Kuvendit të Shqipërisë të distancohet zyrtarisht e publikisht nga Komunikatat Finale e Deklarata e Samitit të Organizatës së Bashkepunimit lslamik, më 13 Dhjetor 2017.

Gjithashtu i kërkohet të rishikojë votën për rezolutën “Për statusin e Jeruzalemit” të datës 21 Dhjetor 2017, të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, e në përputhje me rregullat e OKB të deklarojë një qëndrim jo miratues ndaj kësaj Rezolute.

Po kështu, kërkohet që brenda një muaji, Qeveria të informojë Kuvendin lidhur me përmbushjen e detyrave si më lart.

Pr/rezoluta e paraqitur nga PD në Kuvend

Duke synuar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne Lindjen e Mesme dhe ne Bote;

Duke qene te vetedijshem per rolin e pazevendesueshem qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes (ShBA) luajne e do te luajne per tejkalimin e konflikteve, bashkekzistencen dhe vendosjen e demokracise ne ate Rajon;

Duke pasur nje besim te pa tundur se pozicionimi amerikan eshte ne mbrojtje te vlerave, lirise dhe parimeve universale;

Duke konsideruar ShBA si partneri kryesor gjeo-strategjik te vendit tone, Kosoves se lire, shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, Serbi e kudo ku jane;

Duke provuar konkretisht kete rol te padiskutueshem amerikan si faktori kryesor i arritjeve madhore jo vetem per kombit tone, por edhe per te gjithe Rajonin tone;

Duke shprehur miqesine ndaj Shtetit te lzraelit, nje vend mik dhe demokratik ne Lindjen e Mesme; Duke shprehur miqesine ndaj popullit palestinez e duke perkrahur te 3 drejten e tij per te patur nje shtet te qendrueshem permes negociatave e marreveshjes;

Duke mbeshtetur pa rezerva procesin e paqes permes negociatave mes lzraelit dhe Autoritetit Palestinez, bazuar ne vizionin e dy shteteve fqinje e ne paqe me njeri-tjetri e me vendet e rajonit;

Duke apeluar OKB, ShBA , BE dhe te gjithe aktoret nderkombetare qe te angazhohen ne procesin e paqes ne menyre aktive e konstruktive ne Lindjen e Mesme;

Duke konstatuar se disa komunikata e rezoluta te miratuara ne Dhjetor 2017 per kete ceshtje jane te njeanshme, jokonstruktive, me gjuhe te papershatshme dhe nuk i sherbejne procesit te paqes e gjetjes se nje marrveshjeje mes paleve;

Duke qene te shqetesuar nga miratimi nga ana e Qeverise shqiptare i Komunikates Finale dhe Deklarates se Samitit te Organizates se Bashkepunimit lslamik, te mbledhur ne Stamboll me 13 Dhjetor 2017, e cila permban veprime te njeanshme lidhur me statusin e Jeruzalemit, sulme te padrejta e te padobishme ndaj ShBA, si dhe perjashtimin e tyre nga procesi i paqes ne Lindjen e Mesme;

Duke qene te shqetesuar nga vota pro e Qeverise shqiptare per Rezoluten “Per statusin e Jeruzalemit”, te miratuar me 21 Dhjetor 2017 ne Asamblene e Pergjithshme te OKB, permbajtja e se ciles nuk ndihmon ne procesin e paqes dhe i kundervihet qendrimit te nje vendi sovran, ShBA-ve, qe kane rol thelbesor per zgjidhjen e problemeve aty;

Duke gjykuar se miratimi nga ana jone e ketyre Rezolutave, qe godasin vendimin e ShBA, eshte edhe nje akt flagrant ne kundershtim me interesat tona kombetare;

Duke shprehur keqardhje qe keto veprime te Qeverise u bene pa informuar Kuvendin e pa u konsultuar me Komisionin e Puneve te Jashteme, si dhe duke perjashtuar Presidentin e Republikes nga procesi konsultativvendimmmarres;

KUVENDI i SHQIPERISE:

I kerkon menjehere Qeverise:

1. Te distancohet zyrtarisht e publikisht nga Komunikatat Finale e Deklarata e Samitit te Organizates se Bashkepunimit lslamik, me 13 Dhjetor 2017.

2. Te rishikoje voten per rezoluten “Per statusin e Jeruzalemit” te dates 21 Dhjetor 2017, te Asamblese se Pergjithshme te OKB, e ne perputhje me rregullat e OKB te deklaroje nje qendrim jo miratues ndaj kesaj Rezolute.

3. Te informoje brenda nje muaji Kuvendin lidhur me permbushjen e detyrave si me lart.

Lini nje pergjigje