Vasili-Mesit: Në 2018 do të ketë një tjetër eksod të madh, faji i kujt është?

0

Zv.Kryeministrja Senida Mesi paralajmëroi një reformë në administratën publike, ndërsa e cilësoi platformën për bashkëqeverisjen si një inovacion.

Loading...

Mesi tha se nuk mund të vijohet më të qeveriset më me drejtorë apo nëpunës të administratës që mbajnë vendet e punës vetëm se janë përfaqësues të një partie.

Ndërkohë,  kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, tha se ajo që po ndodh me gjoja zgjidhjen e problemeve të qytetarëve është një komedi e shëmtuar.

“Një zonjë nga Rrësheni kërkonte medikamentin për të kuruar kancerin dhe u shfaq Edi Rama në krah të zonjës duke i zgjidhur problemin. Ndërkohë dy ditë më pas kam paraqitur unë dy raste të ngjashme dhe nuk pati asnjë reagim”, tha Vasili.

Deputeti i LSI-së ka ironizuar qëndrimet se fajtorë janë të gjithë, përveç  Rilindjes. “Zëri i Amerikës ka thënë që në 2018 do të ketë një tjetër eksod të madh dhe kjo media nuk ëhstë e opozitës. Këta kanë konceptin se vetëm ata nuk kanë faj, ndërsa të gjithë të tjerët janë fajtorë”, tha Vasili, duke replikuar me zv.kryeministren Mesi.

Loading...

Lini nje pergjigje