Takimi miqësor i Berishës dhe Kryemadhit, po Basha me kë?

0

Duket se periudha e akuzave mes LSI-së dhe PD-së ka përfunduar. Vendin e ka zenë një epokë ‘dashurie’ mes tyre. Një gjë e tillë është parë edhe sot në sallën e Kuvendit.

Loading...

Në një moment Berisha dhe Basha janë afruar vendeve të LSI-së në parlament duke folur e qeshur me Monika Kryemadhin dhe Klajda Gjoshajn. ‘Çiftet’ janë ndarë sipas moshës, Basha me Gjoshajn dhe Berisha me Kryemadhin.

Siç duket deputetet e LSI-së i kanë përgëzuar për akuzat dhe përgjigjet që Berisha e Basha i kanë dhënë Ramës. Më pas ata janë përshëndetur të qeshur duke i dhënë dorën njëri-tjetrin.

Pranë tyre kanë qenë edhe dy deputetet e tjerë të LSI-së, Petrit Vasili dhe Luan Rama. Vasili e ka ndjekur këtë ‘skenë’ duke buzëqeshur, ndërsa Rama është treguar disi indifferent.

Loading...

Lini nje pergjigje