Shtyhet ndeshja e Realit, ja arsyeja

0

Kualifikimi i Sevillas në finale të Kupës së Mbretit do të shtyjë ndeshjen e fundjavës së 21 prillit në La Liga kundër Real Madrid.

Takimi i planifikuar në atë ditë do të shtyhet për të mërkurën e nëntë majit.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe me skuadrën tjetër e cila do të kualifikohet, Barcelona ose Valencia që në kalendar i kanë ndeshjet me Villarealin, respektivisht me Celta Vigon.

Pjesa tjetër e javës së 34 do të shpërndahet mes të premtes, të dielën dhe të hënën, pasi që vetëm në finalja e Kupës do të luhet të shtunën .

Lini nje pergjigje