Selena Gomez: Problemin me depresionin s’do e kapërcej kurrë

0

Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez ka folur hapur për problemin e saj me depresionin, gjë të cilën e ka bërë dhe pjesë të një projekti muzikor. Në një intervistë për “Harper Bazaar”, ajo ka treguar se do jetë një problem, të cilin nuk do e kapërcejë kurrë, por është e fokusuar tek shëndeti i saj.

Gazetarja pyet Gomez: “Mendoni se 2018 do jetë më i mirë se viti që lamë pas”? dhe ajo i pergjigjet, “Unë po them po, sepse e besoj këtë për veten time. Dhe cdo njeri që më njeh e di që gjithmonë filloj me shëndetin tim. Unë kam pasur shumë shqetësime me depresionin dhe ankthin dhe kam qenë shumë e hapur duke folur në lidhje me të, por nuk është diçka që ndjej se do ta kapërcej ndonjëherë. Nuk do të ketë një ditë kur unë do them: “Ja unë jam në një fustan të bukur – kam fituar!”

Mendoj se kjo është një betejë që unë do të duhet të përballem për pjesën tjetër të jetës sime dhe jam në rregull me këtë, sepse e di se po zgjedh veten mbi çdo gjë tjetër. Po filloj vitin me këtë mendim. Dua të sigurohem që jam e shëndetshme. Nëse kjo jam e tillë, gjithçka tjetër do të jetë në vendin e duhur. Unë nuk vendos qëllime, sepse nuk dua të jem e zhgënjyer nëse nuk i arrij ato, por dua të punoj për muzikën time.

Albumi im i ri ka qenë gjithnjë në zhvillim. Kur njerëzit më pyesin pse, unë jam e ndershme në lidhje me të: Është për shkak se unë nuk kam qenë gati. Dua të them, nuk ndihem e sigurtë se ku është muzika ime. Nëse kjo merr 10 vjet, atëherë duhet 10 vjet. Nuk më intereson. Tani për tani unë vetëm dua të jem super dashamirëse me të gjitha gjërat që po bëj.

Lini nje pergjigje