Ronaldo zbulon gjithcka, Neymar bëhet i Realit

0

“Real Madridi ka nevojë për lojtarët më të mirë në botë dhe duht të transferojë, Neymarin”.

Loading...

Kështu është shprehur ish-sulmuesi i Realit, Ronaldo Luís Nazário de Lima i cili beson se sulmuesi brazilian shumë shpejt do të bëhet më i miri në botë.

“Neymari është super lojtar, ndoshta ai do të bëhet më i miri në botë në pak vite dhe Real Madridi ka nevojë për më të mirët. Nuk kam dëgjuar ndonjë përfaqësues të Realit duke folur për Neymarin. Ata duhet të mendojnë se si të mbyllin këtë vit, pasi që duhet të përfundohet si është më së miri. Champions League është një garë ku ata bëjnë mirë dhe të shohim si do të zhvillohen gjërat sepse në futboll gjithçka mund të ndryshojë shpejt”, u shpreh Ronaldo për Marca.

Prej një kohe të gjatë është përfolur një transferim i Neymarit tek Reali që është treguar i gatshëm të shpenzojë rreth 300 milionë euro për të marrë shërbimet e tij.

Loading...

Lini nje pergjigje