“Rama riktheu në parlament gjuhën e urrejtjes së Enver Hoxhës ndaj hebrenjve”

0

Sali Berisha shkruan në Facebook se Edi Rama riktheu në parlament gjuhën e urrejtjes së Enver Hoxhës ndaj hebrenjve.

Sipas Berishës, deklarata e Ramës: “ju jeni gati të bëheni çifutë, jeni gati të bëheni eskimezë, jeni gati të bëheni dele e zezë e këtij vendi…”, është një fyerje antisemitke tipike hoxhiste ndaj kombit hebre.

Berisha shkruan se shqiptarët me qëndrimin e tyre ndaj Holokaustit firmosën ndër faqet me të ndritura të historisë së tyre por edhe të qytetërimit perëndimor.

Lini nje pergjigje