Rama i quajti çifutë/ “Dum Baba nuk ndalet në skandalet bombë”

0
217

Nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, njëherëz nënkryetar i PD-së, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale në lidhje me emërtimin “çifut” që Kryeministri Edi Rama i bëri izraelitëve gjatë seancës parlamentare.

“Skandalet zënë skandalet për Edvin Ramën. Sot, ndërsa diskutohej në Kuvend mbi votën skandaloze të Ramës kundër SHBA, një akt direkt kundër interesave kombëtare të shqiptareve, një tjetër skandal i rëndë është shënuar në seancë.

Kryeministri , i cili ishte nën akuzë, në përpjekje për ti shpëtuar akuzave me retorikën e tij që degjeneron çdo ditë e më shumë, ka lëshuar një tjetër skandal bombë duke përdorur një terminologji më se raciste për hebrenjte.

Emërtimi “cifut” është një term që përdorej dhe përdoret me përbuzje dhe urrejtje nga antisemitet . Për raste kur ky term ju ka shpëtuar pa dashje, figura të ndryshme politike në boteë, janeë detyruar të japin doreheqje.

Sot kryeministri shqiptar , e përdori me vetëdije të plotë , në një seance ku flitej pikërisht për SHBA dhe Izraelin.

Ndërsa deklarohet për integrim euroatlantik, në fakt Rama , ky “Dum Babë” i ri, çdo akt konkret në politikën e jashtme e ka në funksion dhe sfond oriental. Ky njeri është gati të shesë gjithshka për hir të karriges së tij.

Një tjetër arsye për ta ndalur sa më parë”, shkruan Paloka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here