Qesharake/ Gara për FSHF-në, kandidati Shpëtim Hala nuk mori as votën e klubit që e propozoi

0
206

Nuk mori asnjë votë, madje as të klubit të Delvinës që e propozoi për të qenë kandidat në zgjedhjet për kreun e institucionit të futbollit shqiptar.

Shpëtim Hala është zhgënjyer jo pak dje kur, pas numërimit të votave, emri i tij nuk është përmendur për asnjë moment.

Në deklaratën pas procesit të votimit, ish-gjyqtari i lindur në Librazhd deklaroi ndër të tjera se është fituesi moral i zgjedhjeve, shkruan panorama.

Një ngjarje paradoksale ajo që ndodhi dje në Asamblenë Zgjedhore që tregoi qartazi që Hala nuk pati mbështetjen e askujt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here