Ngërçi në Kushtetuese, hapen aplikimet për gjyqtarë

0
135

Presidenti i Republikës, në mbështetje të Kushtetutës dhe parashikimeve të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, duke vlerësuar njoftimet dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese mbi vakancat e krijuara në këtë trupë gjyqësore, me qëllim nisjen e procesit të përtëritjes së përbërjes së Gjykatës Kushtetuese dhe emërimit të gjyqtarit të ri për plotësimin e “Vakancës së parë”, krijuar për shkak të mbarimit të mandatit të ish-gjyqtarit Sokol Berberi,  si dhe plotësimit të “Vakancës së pararakoshme”, krijuar për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj për shkak të dorëheqjes së tij, me cilësinë e organit të emërtesës me Dekretin nr.10722, datë 07.02.2018 dhe Dekretin nr. 10723, datë 07.02.2018, ka miratuar ;

  • Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e “Vakancës së parë” të krijuar për shkak të përfundimit të mandatit të ish-gjyqtarit të kësaj gjykate Sokol Berberi.
  • Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj, më datë 31.01.2018, për shkak të heqjes dorë prej tij nga kjo detyrë.

Presidenti i Republikës fton;

Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutë dhe ligjin nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurimit të hapur publik.

Publikimi me të dhënat e nevojshme mbi dorëzimin e kërkesës dhe të dokumentacionit të kërkuar gjendet i publikuar në faqen zyrtare të internetit të institucionit të Presidentit të Republikës, si dhe në mjetet e tjera të informimit publik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here