Minatorët e Korçës të protestë: Të miratohet statusi, marrim pensione qesharake

0
171

Minatorët e Korçës protestuan sot përballë turizmit duke kërkuar miratimin e statusit të minatorit. Ata thonë se marrin pensione qesharake.

“Kërkojme pensionin qe na takon. Ka minatore te sëmure si pasoje e punes ne thellesite e nentokes. Jemi nje shtrese ne kushte te veshtira. Te miratohet sa me shpejt statusi”.

Protestuesit thonë se qarku i Korçës numëron mbi 1000 minatore.

“Shume prej tyre hallakaten neper gjykata ende” thonë ata.

Minatorët paralajmëruan përshkallëzim të protestave, duke deklaruar se do të vinë dhe në Tiranë para Kuvendit.

Mazhoranca ka refuzuar projektligjin për statusin e minatorit, i propozuar nga deputeti Përparim Spahiu i LSI.

Por duke refuzuar këtë projektligj i propozuar nga deputeti i LSI-së, qeveria zotohet se do të hartojë vetë një projektligj të ri për statusin e minatorit brenda 2018.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here