Interpelancë për “financierin” Seitaj, Habilajt “pushtojnë” sërish parlamentin

4

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet këtë të enjte me interpelancën e kërkuar nga PD për ekstradimin e dyshimtë të “financierit” të Habiljave, shtetasin Nazer Seitaj.

Interpelancën e ka nisur deputeti i PD-së Alibeaj, i cili ka hedhur një sërë akuzash drejt Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, personi i cili ka firmosur për ekstradimin e “financierit” të Habilajve.

Sipas Alibeajt, Seitaj u largua për një arsye shumë të thjeshtë, pasi ai ishte i vetmi person që kishte dijeni dhe mund të fliste me prova për implikimin e përfaqësuesve më të lartë të qeverisë me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Deputeti demokrat ka kërkuar arsyet të cilat e kanë shtyrë Ministren të esktradojë Nazer Seitajn.

Në kundërpërgjigje, Ministrja e Drejtësisë ka deklaruar se gjithçka është kryer në bazë të ligjit dhe se sulmet e opozitës bëhen vetëm për shkak se demokratët janë në konflikt me reformën në drejtësi.

Enkelejd Alibeaj: Cfarë dinte ai? Kë do të përfshinte ai nëse do të fliste?! Habilajt në Itali, tre drejtues të lartë të policisë të arratisur në mbrojtjen e Edi Ramës

Por cfarë do të fliste Nezari?! “Follow the Money” thonë amerikanët, ndiqni paratë për të gjetur gjithçka.

Nq këtë histori hajdutësh e kriminelësh, ju ku e fusni veten zonja Ministre?!

Etilda Gjonaj: Jam thirrur jo për një debat ligjor, por për një motiv politik të mirëfilltë. Ju jeni përballë meje sepse kërkoni një kauzë që nuk e keni, një konflikt që nuk e shmangni dot, një arsye të rradhës… unë përballë jush, jam sepse kam kauzën e kësaj qeverie që është reformimi i drejtësisë dhe jam në konflikt me ju pikërisht sepse ju jeni në konflikt me reformën në drejtësi.

4 Komente

  1. Une jam jurist ktu e 15 vjet dhe realisht nuk mbaj mend qe te ket ndodhur ne nje procedure te meparshme qe ministrat te ngren grup pune per verifikimin e situates por thjesht kane marre te mireqene raportin qe ka ardhur nga gjykata dhe prokuroria.

Lini nje pergjigje