E rëndë goditet me thikë shqiptari, ja të arrestuarit

0

Një shqiptar është goditur me thikë mbrëmjen e djeshme në Itali, dhe sipas raportimeve të fundit të medieve lokale, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Loading...

Mediat italiane raportojnë sot se policia e qytetit të Tranit arrestoi 2 shqiptarë për tentativë vrasje ndaj një bashkatdhetari.

Të arrestuarit janë Vilson Dapi, 29 vjeç dhe Veli Hakballa, 24 vjeç Pas arrestimit ata u dërguan në Burgun e Tranit.

Dy personat e vënë në pranga goditën disa herë me thikë në gjoks Elis Rredhin, i datëlindjes 34 vjeç. Ky i fundit është transportuar në spital në Bari, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Raportohet se plagosja ka ndodhur për motive të dobëta.

Loading...

Lini nje pergjigje