Agron Duka: Të rinjtë shqiptarë i keni shndërruar në ambasadorë të mjerimit

0
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, nëpërmjet një komunikimi nga profili i tij në Facebook, reagon ndaj seancës së sotme parlamentare.
Teksti i plotë:
“Ambasadorët e mjerimit”
Ndërkohë që në Parlament mazhoranca flet me kapadaillëk për marrëdhëniet ndërkombëtare, harron “ambasadorët e mjerimit” që ka shpërndarë rrugëve të Evropës.
Qindra mijëra të rinj nuk po arratisen nga mirëqenia, nga rritja ekonomike, nga drejtësia dhe administrata shembullore. Fëmijët e shqiptarëve po largohen nga varfëria, krimi, korrupsioni dhe arroganca që lulëzon në vendin tonë.
Prandaj, vërini gishtin kokës, sepse batutat e vjedhura nga Kinostudio “Shqipëria e Re” nuk fshehin dot vjedhjen e shpresës që po i bëni përditë të rinjve dhe të rejave të këtij vendi.
Loading...

Lini nje pergjigje