U përjashtua nga SANREMO, reagon Ermal Meta; Ja e vërteta ime…

0

Ermal Meta, këngëtari i njohur dhe i talentuar shqiptar,  i cili karrierën e tij po e zhvillon në mënyrë të shumë të suksesshme në Itali, ka reaguar më në fund për pezullimin nga “Sanremo”.

Organizatorët e festivalit të famshëm vendosën që të pezullonin këngëtarët Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, pasi sipas tyre ka dyshime për plagjiaturë në këngën e tyre “Non mi avete fatto niente” (“Nuk më keni bërë asgjë”).

Ata ishin parashikuar në grupin e këngëtarëve që do të këndonin sonte. Por tashmë në vend të tyre, pas shortit është përzgjedhur të këndojë Renzo Rubino, shkruan Syri.net.

Vetëm pak minuta më parë ka reaguar këngëtari shqiptar me origjinë nga Fieri, i cili hedh poshtë gjithçka edhe pse pranon se një pjesë e tekstit është marrë nga kënga e përfolur, me të cilin i njëjti autor kishte konkurruar tre vite më parë në festivalin e Sanremos për të rinjtë, por nuk kishte mundur të kualifikohej.

Gjithashtu Meta theksoi se pjesëmarrja e tij në festival nuk ishte për të tallur njerëzit, por për t’i përqafuar me mesazhin e paqes që jep kënga.

Kënga e tij dhe e këngëtarit Fabriocio Moro “Non mi avete fatto niente” ishte një nga më të pëlqyerat në festivalin e këtij viti në Sanremo madje është konsideruar si një nga pretendentet për çmim.

Ky është reagimi i plotë i Ermal Metës!

“Përshëndetje djema,

Është koha për të folur.

Kemi dëgjuar për plagjiaturë në lidhje me këngën tonë në “Sanremo” dhe mollë sherri është një këngë e shkruar nga Andrea Febo (bashkëpunëtor i vjetër i Fabrizios), i cili u paraqit në fazën seleksionuese të Sanremos për të rinjtë 3 vjet më parë, që më pas u eliminua dhe nuk u bë kurrë publike. Fabrizio, unë dhe Andrea dhe unë kemi mbajtur një pjesë të asaj kënge për të mos sakrifikuar diçka të bukur (gjë të cilën e kemi thënë në shumë intervista) dhe të tre bashkë kemi shkruar një këngë të re me një kuptim krejt tjetër.

Të bësh plagjiaturë do të thotë të kopjoni, por është ABSURDE dhe QESHARAKE, duke pasur parasysh se Andrea Febo ka shkruar me mua dhe Fabrizion këngën e re “Ti nuk ke bërë asgjë për mua”.

Përveç të tjerave të dy jemi autorë për shumë vite dhe kemi shkruar shumë këngë që kontribuojnë në suksese të ndryshme si për veten ne ashtu edhe për të tjerët.

Ata që na njohin, e dinë.

Kur ne vendosëm të tregojmë një atmosferë të përgjithshme me këtë këngë, nuk e bëmë atë për t’u prezantuar me Festivalin, por për të folur për paqen. Na vjen vërtetë shumë keq për atë që po ndodh, sepse nuk kemi ardhur në festival për të bërë shaka të njerëzve, por për t’i përqafuar atë.

Jemi të sigurt që gjithçka do të shkojë për mirë.

Një përqafim,

Lini nje pergjigje