Rriten afro 20 për qind vjedhjet e pasurisë

0

Në tremujorin e katërt 2017 janë evidentuar 1.432 vjedhje të pasurisë, me një rritje 19,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Të dhënat vijnë nga raportimet zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Për veprën vjedhje e pasurisë, në tremujorin e katërt 2017 janë regjistruar 865 autorë, duke shënuar një rritje me 8,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016.

Ndërkaq, në vitin 2017 raportohen në total 3.668 autorë për veprën vjedhje e pasurisë, me një rënie me 16,7 %, krahasuar me 2016. Në këto grup veprash penale bëjnë pjesë të gjitha ato krime që synojnë përfitimin e pasurisë së tjetrit në mënyrë të padrejtë si vjedhje automjetesh, vjedhje kompanie, lokalesh, e pronash të ndryshme.

Numra në rritje ka shënuar për vitin që sapo u mbyll edhe vepra penale e mashtrimit financiar. Në raport me vitin 2016, kjo vepër penale ka shënuar një rritje me 20% në vitin 2017. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në vitin 2017 janë evidentuar 687 raste të mashtrimit, nga 569 në vitin 2016.

Lini nje pergjigje