Rrëshqitje masive dheu, bllokohet hyrja e pallatit në Gjirokastër

0

Ka nisur aksioni për heqjen e baltës nga pallati 8-katësh në lagjen ‘Kodra e Shtufit’ në Gjirokastër, pas rrëshqitjes së një masivi dheu që përfshiu 3 katet e para të godinës.

Loading...

Operacioni i ndërmarrë nga Bashkia e qytetit dhe Prefektura, është ngarkuar ushtria, e cila do të heqë dherat nga pallati, në të cilin u shkaktuan shumë dëme materiale.

Ndonëse ky pallat rrezikon të shembet për shkak të rrëshqitjeve të dherave, banorët kanë kërkuar që të rikthehen në banesat e tyre, pavarësisht problemit ende evident.

Loading...

Lini nje pergjigje