Pas Shkodrës, Arta Marku inspekton Prokurorinë e Elbasanit

0
144

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, do të jetë sot e pranishme në ceremoninë e përurimit të ndërtesës së re të Prokurorisë së Elbasanit dhe në analizën vjetore të kësaj prokurorie.

Dy ditë më parë Marku ishte në analizën e prokurorisë së Shkodrës,  ku kërkoi që i gjithë stafi i prokurorisë të njihet mire me reformën në drejtësi.

Një nga kërkesat e Markut ka qenë që të tregohet kujdes gjatë punës dhe një nga sfidat kryesore është përmirësimi i imazhit të këtij institucioni, mësohet të jetë shprehur ajo.

Gjithashtu kryeprokurorja ka kërkuar një maredhenie tjetër me publikun, duke qenë më i hapur ky institucion përballe problemeve që qytetarët kanë, e duke tentuar tu jepet zgjidhje.

Në raport me median, ashtu siç edhe e ka shfaqur publikisht profilin e saj Arta Marku, ka kërkuar që të gjithë prokurorët të kenë kujdes në informacionet që dalin nga ky organ i akuzës, duke theksuar se në këtë pikë duhet të jetë prioritar zbatimi i ligjit dhe aq sa ky i fundit lejon, t’u bëhet publike zyrave të shtypit dhe gazetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here