Nis Raundi i dytë, ja sa vota duhen për tu zgjedhur presidenti i FSHF-së

0

Ka nisur votimi i dytë për të zgjedhur Presidentin e Ri të FSHF-së.

Në raundin e parë asnjë kandidat nuk është shpallur fitues.

Armand Duka, presidenti aktual i FSHF-së, ka marrë 39 vota ndërsa Bashkim Fino ka marrë 22 vota. Ndërsa kandidati i tretë Shpëtim Hala s’ka marrë asnjë votë, ndërsa 4 kanë rezultuar të pavlefshme

Gjatë raundit të parë nuk është zgjedhur fituesi që ka nevojë për 2/3-ën e votave të vlefshme.

Por si do të veprohet?

Në raundin e dytë, për të zgjedhur presidentin mjafton shumica e thjeshtë (50%+1).

Nisur nga rezultati i votimit të parë, fituesi pothuajse dihet pasi Armand Duka është në avantazh të thellë.

Lini nje pergjigje