‘Luftë’ në Elbasan/ Mina, armë dhe drogë, goditet 1 nga grupet kriminale më të fuqishme

0
271

Tetë persona, të dyshuar si pjesë të një grupi kriminal në Elbasan janë arrestuar mbrëmjen e sotme.

Burime thanë se gjatë aksionit, që ende vijon, janë sekuestruar armë zjarri, mina me telekomandë dhe sasi lënde narkotike.

Burime shtuan se operacioni ka goditur një nga grupet më të fuqishme kriminale që vepronte në këtë qytet. Në mbështetje të policisë lokale, janë edhe forca speciale të Policisë.

Paraditen e sotme, në Elbasan ishte edhe kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku. Mesazhi që dha gjatë takimit me prokurorët atje ishte të hetohet “në një mënyrë më efikase e shkuara dhe e tashmja e personave me precedentë kriminale me pasuri te dukshme ardhur në mënyre të paligjshme”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here