Lezhë, shpërthen soba e gazit, djegie të rënda kryefamiljari

0
158

Shpërthimi i sobës së gazit, ka bërë që një person të mbetet i dëmtuar me djegie të shumta në fytyrë.

Ngjarja e u shënua pasditen e djeshme, e martë, në lagjen “Lalm i Ri”, të qytetit të Lezhës.

Në kuzhinën e banesës private të 70-vjeçarit M.B., banues në Lezhë, ka shpërthyer në flakë soba e gazit.

Për pasojë janë thyer xhamat e dëmtuar dera e kuzhinës si dhe M.B., ka pësuar djegie në fytyrë e ndodhet në spital.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për vlerësim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here