Kreu i FSHF/ Duka apo Fino? Përfundon votimi. Ja rezultati

0

Armando Duka 39 vota; Shpëtim Fino 22; Shpëtim Hala 0 vota dhe 4 vota të pavlefshme. Ky ka qenë rezultati i raundit të parë të Asamblesë së FSHF-së, që po zhvillohet në Durrës.

Votimi kalon në raundin e dytë, pasi asnjë nga kandidatët nuk ka marrë 2/3 e votave,  44 vota, kuotë e nevojshme për tu shpallur fitues.

Në raundin e dytë të votimit, fitues shpallet ai që merr më shumë vota. Duke parë trendin, i favorizuar duket Duka.

Lini nje pergjigje