E rëndë/ Trageti ngec në det, ja çfarë ndodhi me të

0

Në Vlorë, trageti i linjës Brindizi-Vlorë ka mbërritur në orën 11 të paradites së të mërkurës në Portin e Vlorës me 90 pasagjerë në bord. Por, mjeti lundrues nuk është ankoruar ende për shkak të erërave të fuqishme. Trageti ka tentuar 3 herë të ankorohej, por në të gjitha përpjekjet përplaset me kalatën e portit. Kjo e ka bërë të pamundur ankorimin e tij. Ndërkohë, anijet e peshkimit nuk janë lejuar nga kapiteneria të dalin në det.

Në Durrës, Autoriteti portual ka ndërprerë përpunimin e anijeve si për mallra, ashtu edhe pasagjerësh. Shkak është bërë moti i keq dhe erërat e forta që kanë shkaktuar dallgë të mëdha. Raportohet se katër anije që ndodhen në terminalin perëndimor të portit janë në pritje të përmirësimit të motit për t’u futur në përpunim. Ndërprerja është bërë që në mesditën e kësaj të mërkure.

Lini nje pergjigje