Arrestohet grabitësi i argjendarisë në Shkodër, ja emri

0
143

Arrestohet autori i dyshuar i grabitjes së argjendarisë, ngjarje kjo e ndodhur pak ditë më parë në Shkodër. Burime zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për Francesk Vukajn, i cili akuzohet të jetë autor i dyshuar.

Ngjarja në fjalë ndodhi gjatë orës 03:50 të mëngjesit të së shtunës në zonën e tregut valutor. Vukaj akuzohet se me një makinë ka goditur qepenen e argjendarisë dhe më pas është futur brenda. Nga argjendaria thuhet se ka marrë një shumë prej 4-5 milionë lekë të vjetër duke marrë bizhuteri argjendi.

 

Makina që kishte përdorur autori rezultonte e vjedhur, ndërsa ajo u gjet e braktisur pak metra larg nga vendi i ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here