25-vjeçari kafshohet nga qeni roje, kërkon dëmshpërblim nga firma

0
184

Një 25-vjeçar nga Tirana ka kallëzuar në polici një kompani private, pasi është sulmuar nga qeni roje i objektit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet M.K., ka kërkuar dëmshpërblim nga firma, pasi qeni e ka kafshuar në këmbë dhe në dorë.

 

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 06.02.2018, shtetasi M.K, vjeç 25, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 01.02.2018, në Laprakë, te zyrat e një kompanie private është sulmuar nga qeni roje i objektit, duke e dëmtuar në këmbë dhe dorë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here