Upss, këtë nuk e prisnim, çfarë po kurdis Aurela Hoxha në Barcelonë

0

Gjithnjë di  të na befasojë Aurela Hoxha me sipërmarrjet e saj individuale, ndaj jemi përherë kurioz të mësojmë më shumë rreth saj. Modele, business swoman, aktore së fundmi, ajo na ka treguar se vetëm talenti nuk mjafton për të qenë e suksesshme. Duhet edhe shumë punë e këmbëngulje për të mbërritur në “destinacionin” e dëshiruar, që për të nuk ka dyshim që është suksesi dhe fama. Kjo e fundit tanimë i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë.

Loading...

Këto ditë Aurela Hoxha ndodhet në Barcelonë, dhe përmes fotos së fundit të publikuar në instagram, ajo na le të kuptojmë se këtë herë nuk bëhet fjalë për pushime ekzotike, relaks, që ajo i shijon pa stinë, thuajse në çdo periudhë të vitit. Është fjala për diçka profesionale, një projekt i ri në kinematografi, arsyeja që e ka bërë Aurelën t’i hip avionit për në Spanjë.  Me check in në foto në Belledejour Studio, kompani e njohur kjo në prodhimin e filmave, Aurela Hoxha shfaqet me dy persona të tjerë që me shumë mundësi janë pjesë e kësaj studioje të njohur.

Mos harrojmë që vetëm pak kohë më parë, ajo u shfaq si aktore në filmin “Dashuria e Bjeshkëve të  Nemuna 3”, rol për të cilin u komentua jo pak.

Soon –së shpejti thotë modelja e njohur në këtë foto, andaj neve sna mbetet gjë tjetër vetëm të presim më shumë detaje konkrete rreth këtij projekti të fundit të saj.

Loading...

Lini nje pergjigje