Strategjia e BE për zgjerimin, një mundësi për Shqipërinë apo një shans i humbur?

0
183

Sot prezantohet një nga strategjitë më të rëndësishme mbi perspektivën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Duket qartë se BE tashmë për shumë arsye i është rikthyer me seriozitet projektit të saj më të suksesshëm, për hir të stabilitit në Ballkan por edhe të qytetarëve europian. I është rikthyer idesë se Ballkani Perëndimor është një mundësi e jashtëzakonshme për të zhvilluar ekonominë europiane por edhe për të rritur influencën e saj mbi rajonin tonë! BE ka kuptuar nevojën për një reformatim te brendshëm për të rikthyer solidaritetin dhe forcimin e demokracisë dhe institucioneve te saj. E në këtë qasje patjetër që përfitojnë vendet aspirante, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Por ajo që duhet të gjithë te kuptojmë është se ky nuk është një proçes që dhurohet për asnjërin nga ne. Është një proçes bazuar mbi meritë, mbi aftësinë e secilit shtet për të përballuar sfidën e demokracisë, e shtetit të së drejtës, e vlerave të përbashkëta.
Ndërkohë që Serbia dhe Mal i Zi janë lider në rajon me një perspektivë të qartë anëtarësimi në 2025, bazuar mbi plotësimin e kritereve, Shqipëria ende diskuton nëse do të çel apo jo negociatat! Edhe paragrafi për Shqipërinë rikonfirmonte edhe një herë pasigurinë e Komisionit Europian për plotësimin e një kushti kryesor që është reforma në drejtësi.

Drejt cilit tren po shkon Shqipëria? Drejt trenit të vlerave të përbashkëta apo drejt trenit të diktaturës, ku mania për të marrë në dorë gjithë pushtetet po shkatërron aspiratën europiane të shqiptarëve?

Strategjia është një mundësi e artë për të gjithë ne nëse do ta trajtojmë me seriozitet bashkëpunimin me BE por në të njëjtën kohë është një shans i humbur për perspektivën 2025. Shqiptarët më shumë se çdo kush tjetër nuk e meritojnë këtë!

*Nga Klajda Gjosha, ish ministre e Integrimit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here