Si i përgjigjet ambasadori Lu pyetjes së gazetarit për “peshqit” e mëdhenj?

0
249

I ftuar në ceremoninë e diplomimit të mjeshtrave të rinj të kuzhinës ambasadori amerikan Donald Lu ka zbuluar se në rininë e tij ka gatuar bukë dhe ëmbëlsira një eksperiencë për të e mrekullueshme.

Dhe meqë flitej për gatimin shumëkush mendoi se ambasadori do të përmendte edhe peshqit, jo ata për gatim por peshqit e mëdhenj që duhej të kishin rënë në rrjetën e drejtësisë brenda muajit janar.

 

Në vend të fjalëve Lu është përgjigjur me një buzëqeshje pyetjes së gazetarit të News 24 Erjon Skëndaj rreth temës së peshqve të mëdhenj.

Projekti 2 vjeçar “People first” ku ishte i ftuar ambasadori amerikan është një iniciativë që mbështetet nga USAID dhe Ambasada e Suedisë në Shqipëri.

Projekti synon të orientojë të rinjtë shqiptarë drejt sektorit të hoteleri turizëm duke u dhënë mundësinë së pari të trajnohen dhe më pas të gjejnë një punë në profesione si kamarier, recepsionist, kuzhinier, a menaxher hotelesh. Nga ky projekt përfitojnë 2000 të rinj shqiptarë që kanë ndjekur arsimin profesional.

Aktiviteti është përshëndetur edhe nga ministrat Ahmetaj dhe Nikolla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here