Nesër ndeshje kokë më kokë, Olsi dhe Rama përball presidentit Duka

0
173

Një skedinë e çuditshme, po qarkullon prej ditësh nëpër Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Me vetëm një “ndeshje” dhe vetëm një rezultat; 1-2.

Shuma të mëdha thuhet se po luhen, veçanërisht për 2-shin, edhe pse ka koficent shumë të ulët. Kush do të fitojë postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit? Presidenti aktual Armand Duka, apo deputeti socialist Bashkim Fino?

Nëse vendos që të vësh një bast, Duka-Fino, e ke të pamundur; skedinën nuk ta pranojnë. Po të duash të futesh në këtë lojë të re bastexhinjsh që më së shumti vijnë nga rrethet politike, ato sportive dhe të biznesit, ke të drejtë të luash vetëm me skedinën; Duka-Qeveria, ose Duka-Edi&Olsi Rama. Prandaj 2-shi ka konficent tmerrësisht të ulët, pasi konsiderohet që 1-shi e ka të pamundur që ta fitojë këtë ndeshje. Imagjinoni një ekip që ka brenda gjithë qeverinë dhe shumicën e kryetarëve të bashkive në vend, përball kujtdo në këtë vend. Një ekip që të ka në dorë jetën, punën dhe biznesin, përball kujtdo tjetër që “guxon” ta sfidojë!

Zyrtarisht loja mbyllet nesër, por ajo ka nisur në fakt prej kohësh. Sot bursa e kësaj skedine pritet të tronditet, edhe më shumë. Mbi 2-shin po hidhen shuma të mëdha financiare, por jo vetëm. Edhe në klering mund të luash. Të gjithë janë të ftuar, të tjerë të paralajmëruar që çdo gjë ta vendosin për 2-shin.

Kush ka mëdyshje për fitoren e qeverisë, apo Olsi%Rama përball presidentit Duka, le të bëjë një xhiro sot në darkë, rreth orës 19:30 minuta në restorantin luksoz të hotel Plaza.

Themi të shkojnë vetë aty, sepse ERTV nuk ka për ta transmetuar live-eksluzive, atë që do të ndodh.

Aty, do “martohet” Bashkim Fino! Mblidhen të gjithë kryetarët e bashkive të Partisë Socialiste, që janë lojtarë në ndeshjen e nesërme, madje do të ketë edhe ministra që kanë fonde në dorë. Partia patjetër që do të jetë e përfaqësuar nga Taulanti i “Sopotit” të Librazhdit, i cili ka 3 vjet që nuk shlyen detyrimet e premtuara, për futbollistët dhe stafin.

Por edhe Erion Braçe, i cili si tifoz i Partizanit që është, që kur është bërë Olsi drejtor aty, i duket sikur atij ekipi i takon të fitojë edhe “Chanpions Liga”.

Para dhe klering për të tërë, po hidhen mbi 2-shin. Nëse nesër fiton qeveria apo OLSI&Edi Rama, do kemi një shprehje të re; Paç “fatin” e Bashkim Finos!

Nëse fiton Armand Duka, e sigurtë që Fatos Nano do ti thotë Edi Ramës: I kam thënë edhe Ilir Metës dikur, mos i var shpresat te Muçi-Naçi- Baçi, por nuk më dëgjoi. Të thashë edhe ty:

Të bësh gol me bark ndonjëherë kur luan futboll, nuk do të thotë se ke lindur për të qenë në krye të federatës!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here