Nëse do të dobësohesh, këtë duhet ta bësh çdo mëngjes para se të dalësh

0

Donald Layman, profesor nutricionist në Universitetin e Illinois-it, rekomandon konsumimin e të paktën 30 gramëve proteina çdo mëngjes para se të dalësh nga shtëpia. Po kështu, edhe Tim Ferriss, në librin e tij ‘The 4-Hour Body’, gjithashtu rekomandon 30 gramë proteina 30 minuta pasi je zgjuar.

Sipas Tim, babai i tij humbi 8 kg në një muaj me këtë lloj ‘diete’.

Ushqimet e pasura me proteina të mbajnë të ngopur më shumë se të gjitha llojet e tjera të ushqimeve, sepse qëndrojnë për një kohë më të gjatë në stomak. Gjithashtu, proteinat mbajnë nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme, gjë që parandalon urinë.

Të ushqehesh me proteina, së pari ul dëshirën për karbohidrate, përmes të cilave merr më shumë yndyrë.

Tim rekomandon marrjen e proteinave të përshtatshme në mëngjes:

Ha të paktën 40% të kalorive duke u ushqyer me proteina.

Bëj dy ose tre vezë të plota (çdo vezë ka rreth 6g proteina)

Nëse nuk të pëlqejnë vezët, përdor si proshutë pule ose derri organike, sallam ose gjizë.

Shoqëroje gjithmonë marrjen e proteinave me ujë.

Për njerëzit që nuk konsumojnë qumështin, mishin dhe vezët, ka proteina bimore. Bishtajore, zarzavate, arra dhe fara, të gjitha janë të pasura me proteina.

Lini nje pergjigje