Moto GP kundër Formula 1: Ne nuk i heqim vajzat…

0

Drejtuesit e Moto GP kanë vendosur që të mos ndjekin shembullin e Formula 1 dhe nuk do t’i largojnë vajzat seksi e bukuroshe që qëndrojnë me pilotët para garës.

Lajmin e ka konfirmuar bosi i garave të motoçiklizmit Carmelo Ezpeleta në një intervistë: “Femrat kanë të njëjtat të drejta si meshkujt, në asnjë vend nuk është e ndaluar… Ne nuk na duket e drejtë t’i largojmë vajzat, madje i përkrahim në çdo pozicion pune që kryejnë këtu tek ne, si inxhiniere apo në detyra të tjera. Të gjitha pozicionet e punës në Moto GP mund të mbulohen si nga meshkujt ashtu dhe nga gratë”.

Duke folur për vendimin e marrë nga Liberty Media, pronarët e rinj të Formula 1, Ezpeleta sqaron: “Besoj se e kanë patur një arsye që kanë marrë një vendim të tillë, duke u bazuar në nevojat e tyre dhe se ashtu e kanë menduar si më të arsyeshme. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me Formula 1 në këtë drejtim, ne nuk do t’i largojmë vajzat seksi nga starti i garës. Ne do të respektojmë gjithnjë ligjet e vendit ku zhvillojmë garat”.

Lini nje pergjigje