Standard.al

Manjani: Europa duhet të na monitorojë, pa Europën jemi të humbur të gjithë…

0

Në prezantimin e strategjisë së zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, Mogherini u shpreh se 2025 nuk është afat, por perspektivë realiste. Mbi këtë debat, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Duke numëruar 15 të metat e qeverisë shqiptare, ai shton se shpreson që BE-ja të pranojë çeljen e negociatave të anëtarësimit.

”Dyndëm veten dhe Europën me drogë, asnjë trafikant ende nuk është ndëshkuar, drejtësia është e gjitha në duart e Kryeministrit, asnjë zyrtar në detyrë nuk ndëshkohet, megjithëse kapet në krim”,-janë disa nga pikat që sipas Manjanit, kjo qeveri i ka bërë.

Por ai shton se Europa duhet të na monitorojë dhe të na vendosë kushte. ”Prap them se disi Europa duhet të na monitorojë! Vetëm kaq, të na monitorojë dhe të na vendosë kushte! Pa Europën jemi të humbur të gjithë. Seriozisht shpresoj ende!”,-shkruan më tej.

Statusi i plotë

Ende shpresoj që disi, BE të pranojë të çelen negociatat për anëtarësim!

Pavarësisht se:
-qeverisemi keq dhe shumë keq!
– konsumojmë vetëm propagandë duke injoruar realitetin,
– dyndëm veten dhe Europën me drogë,
– asnjë trafikant ende nuk është ndëshkuar,
– drejtësia është e gjitha në duart e Kryeministrit,
– asnjë zyrtar në detyrë nuk ndëshkohet, megjithëse kapet në krim,
– liritë themelore janë në rriskun më të lartë të mundshëm,
– paligjshmëria është ligji i vetëm që sundon në vend,
– shteti është zhytur në borxhin më të lartë të mundshëm,
– ekonomia legale mbytet e gjitha nga i formaliteti,
– tregjet dominohen nga forca e shtetit dhe ekonomise informale dhenjo nga konkurrenca e ndershme,
– polarizimi social ka shkuar në ekstrem,
– politika është në ditën e vet më të keqe,
– administrata publike është shndërruar në tepsi Turke,
– investimet perendimore largohen për tu zëvendësuar me investime Turke e Ruse,

Prap them se disi Europa duhet të na monitorojë! Vetëm kaq, të na monitorojë dhe të na vendosë kushte!

Pa Europën jemi të humbur të gjithë…

Seriozisht shpresoj ende!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.