Ja si e komenton Rama strategjinë e zgjerimit të BE-së

0
158

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me strategjinë e zgjerimit të BE-së të bërë publike sot, ndërsa shprehet optimist në lidhje me negociatat.

“Mirëpresim çka thuhet për Shqipërinë në strategjinë e BE. Negociatat më afër se kurrë????Pastaj gjithçka do varet nga fuqia e vrapimit tonë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Komisioni Europian paraqiti strategjinë e re të zgjerimit të BE me vendet e Bashkimit Europian.

“Komisioni është i gatshëm të përgatisë rekomandime për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Shqipëria po bën përparim të rëndësishëm në rrugën evropiane dhe Komisioni është i gatshëm të përgatisë rekomandime për të hapur negociatat e pranimit, në bazë të kushteve të përmbushura”, thuhet në dy paragrafët e strategjisë së re të BE-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here