IGJEUM: Ja zonat e rrezikuara nga përmbytjet dhe ku pritet të ketë borë

0
207

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-i, rezulton se sot (e martë, dt.06) dhe nesër (e mërkurë, dt.07) do të vazhdojë ulja e prurjeve nga lumi Vjosa. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë prurje normale dhe nuk paraqesin rrezik.

Megjithatë, Instituti i Gjeoshkencave vlerëson se Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta të cilat do të varen nga shkarkimet e Kaskadës mbi Lumin Drin.

RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt.06) nuk priten reshje, ndërsa nesër (e mërkurë, dt.07) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve dhe mesatare në 3 qarqe të veriut, kryesisht pasdite (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në Veri priten reshje dëbore në 800m mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 16

në vendet e ulëta: 8 / 17

në vendet malore: 2 / 9 °C.

ERA: sot (e martë, dt.06) pritet të fryjë e dobët, ndërsa nesër (e mërkurë, dt.07) do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here