Edi Paloka flet për një reagim tjetër të opozitës pas atij të 27 janarit…

0

 Kërkesa për qeveri antimafia që do të përgatisë zgjedhjet e ardhshme nuk është vetëm retorikë. Përbërja e saj ende nuk është vendosur, por numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka siguron se ndryshe nga ajo e 18 majit, socialistët nuk do të jene pjesë e qeverisë antimafia. “Kur të rrëzohet kjo maxhorancë do propozohet që të ngrihet një qeveri tjetër. Por kjo është për t’u diskutuar. Një gjë është e sigurt se; marrëveshje me Edi Ramën dhe qeveri të përbashkët qoftë për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka”, tha Paloka.

Demokratët kanë vendosur të mos ndjekin rrugët e përballjes ligjore me mazhorancën, nënkryetari demokrat sqaron arsyet e një vendimi te tille. “Kemi përballë një qeveri ilegjitime, një partalment ilegjitim dhe mënyrat tona pavarësisht demokratike, duhet të jenë të tilla që t’i përgjigjen këtij realiteti”, pohoi ai.

Por, përballë një qeverie legjitime pyetja lind pse opozita nuk vendos ti djege mandatet. “Djegia e mandateve do të thotë që të jemi një hap larg konfliktit civil. Në bazë të djegies së mandateve të deputetëve, nuk ka më ça të bëjë opozita dhe të thërrasë popullin dhe të përballet me një qeveri që e ka humbur legjitimitetin. Do çojë në situata aspak të këndshme”, pohoi deputeti.
Opozita nuk ka ende një datë për protestën e madhe që pason 27 janarin, por format e reagimit nuk do te mungojnë, nga qëndrimi në parlament dhe reagimi i shqiptareve në çdo qytet, konfirmon Paloka.

Lini nje pergjigje