Deputetja Kadiu: Jo cinizëm ndaj opozitës, situata është alarmante

0
152

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka deklaruar se cinizmi në vend ka arritur kulmin, duke akuzuar opozitën për gjithçka që ndodh. Nëpërmjet një statusi të publikuar në profilin e saj në Facebook, Kadiu shprehet se opozita nuk është fajtore për keqqeverisjen, për korrupsionin, për gjyqtarët, për prokurorët, për arsimin, për shëndetësinë, për median, shoqërinë civile, për plehrat, për detin apo gjithçka që na rrethon.

Deputetja demokrate ka bërë thirrje që të lihet mënjanë cinizmi e hipokrizia dhe të luftojmë për të zgjidhur situatën alarmante që ka mbërthyer vendin. Kadiu thekson se lufta e opozitës është me çdo të korruptuar dhe se të gjithë së bashku mund ta zhbëjmë këtë farë të keqe të degjeneruar që na rrethon e me cinizëm e na tregon sesa të zotë janë.

Statusi i Kadiut në Facebook
Opozita fajtore për gjithçka, për keqqeverisje, për korrupsionin, për gjyqtarët, për prokurorët, për arsimin, për shëndetësinë, për median, shoqërinë civile, për plehrat, për detin, gjithçka që na rrethon.
Lëreni cinizmin ndaj opozitës, por kini dashamirësinë të zgjidhim të gjithë këtë situatë alarmante që na rrethon.
E kam të rëndësishme të them se nuk e kemi luftën me gjyqtarët, prokurorët apo profesorët apo mjeket apo administratën publike, por e kemi me çdo të korruptuar. Korrupsioni nuk njeh profesion.
Unë besoj fort që ka shumë njerëz të ndershëm që duan të punojnë e të jetojnë në një vend normal. Vetëm të gjithë së bashku mund ta zhbëjmë këtë farë të keqe të degjeneruar që na rrethon e me cinizëm e na tregon sesa të zotë janë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here