Ademi, shkresë Ramës: Mos e pengo qëllimisht Planin e Përgjithshëm të Shkodrës

0
152

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka dyshime të bazuara se Plani i Përgjithshëm i Shkodrës është duke u mbajtur peng qëllimisht nga Qeveria dhe nuk ka hezituar t’ia bëjë të ditur këtë fakt me argumente, kryeministrit Edi Rama me një kërkesë zyrtare dërguar sot, më 6 shkurt 2018.

Në kërkesën e saj, Ademi shprehet:

Z. Kryeministër!

Bashkia Shkodër më 24 mars 2017 ka miratuar Strategjinë e Zhvillimit të Territorit. Ndërsa që prej datës 20 prill 2017, me vendim unanim të Këshillit të Bashkisë, ka miratuar Planitn e Zhvillimit të Territorit.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të territorit, datë 16 tetor 2017, është marrë vendimi në unanimitet për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Shkodër. Edhe pse kanë kaluar pesë muaj, Bashkia Shkodër akoma nuk e ka të zbardhur PPV-në, dokument të zbatueshëm në nivelin vendor.

Kjo vonesë ndodh në një kohë kur ne jemi ndër bashkitë e para në vend që ka përmbyllur procesin e hartimit në kohë dhe sipas procedurës së duhur ligjore.

Në këto kushte kemi dyshime për pengim të qëllimsh pasi nuk gjejmë asnjë arsye tjetër. Aq më tepër, sipas komunikimit që kemi pasur me bashki të tjera, të cilat i kanë përmbyllur proceset e miratimit të planeve vendore dhe shumë më vonë se bashkia e Shkodrës, jemi të informuar se PPV respektive të tyre janë zbardhur.

Mungesa e Planit të Përgjithshëm Vendor krijon pengesa seioze për zhvillimin e bashkisë Shkodër sipas planifikimit që përcakton ky plan. Për sa më sipër kërkojmë nga aan juaj të ushtroni autoritetin e nevojshëm për përshpejtimin e këtij procesi jetik për bashkinë Shkodër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here