Standard.al

Vrasja e Kasmit, gjykata vendos masat e sigurisë. Killeri grek ofroi 10 mijë euro garanci por…

0

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për 4 të arrestuarit e akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, më 29 Janar në Tiranë.

Para togave të zeza kanë dalë ekzekutori, shtetasi grek Efthimios Efthimiu, dhe bashkëpunëtorët Elton Hoxhallari, Elton Halipaj e Melvi Dinellari. Greku mësohet se kishte lënë  10 mijë euro garanci, por nuk është pranuar.

Këta persona, sipas Prokurorisë, kanë organizuar vrasjen e 41-vjeçarit. Seanca është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor. Të arrestuarit kanë mohuar se kanë lidhje me atentatin, por nuk kanë mohuar njohjen mes tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.