Votoi kundër në OKB/ Presidenti Trump nuk firmos heqjen e vizave për Shqipërinë. Për Maqedoninë po

0

Një vendim historik i Presidentit Trump për shtetasit e Maqedonisë, por jo për të Shqipërisë që duket do të vuajnë pasojat e Ramës për të votuar kundër SHBA në OKB. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që lejon qytetarët e Maqedonisë të udhëtojnë në Amerikë pa viza. Urdhëri I ri I ardhur ka ndryshuar politikat e vizës për Maqedoninë, I cili I lejon qytetarët e Maqedonisë të qëndrojnë në SHBA për një periudhë prej 180 ditësh për qëllime biznesi dhe turizmi.

Loading...

Për personat që dëshirojnë qëndrim më të gjatë se 180 ditë marrja e vizës do të jetë e nevojshme Trump thotë se ky akt do të forcojë tregtinë mes Maqedonisë dhe Amerikës. Përveç kësaj, ka disa kushte, qytetarët e Maqedonisë që posedojnë dy nënshtetësi do të kenë të ndaluar hyrjen në SHBA nëse kanë pasaportë nga Siria, Iraku, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni, 6 shtetet me shumicë të konsiderueshme muslimane

Vota kundër e Shqipërisë në OKB

Pasojat kanë nisur dhe do të vazhdojnë. Ato do të jenë politike. Vota e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kundër SHBA-së, e cila njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, ka sjell reagime të shumta në vendin tonë. Natyrisht të gjitha janë të shigjetuara kundër kryeministrit Edi Rama, ky vendim i të cilit, vlerësohet si një votë kundër interesit të shqiptarëve.

Presidenti Ilir Meta reagoi përmes zëdhënësit të tij. Vota kundër SHBA, thotë Meta, është një qëndrim tërësisht i panevojshëm dhe i pakonsultuar me të më parë. “Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri më i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla duhet të jenë të mirë koordinuara”, tha Meta.

Opozita përmes kryetarit Lulzim Basha tha se “duke votuar kundër SHBA, qeveria ka vepruar kundër interesit kombëtar të shqiptarëve.  Interesi i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar, deri më sot, janë shërbyer në avancimin e tyre nga një aleat strategjik dhe ato janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pa SHBA-të Kosova sot nuk do të ishte as e lirë, as e pavarur. Kjo është bindja ime. Pa SHBA-të, Shqipëria nuk do të ishte anëtare e NATO-s”, u shpreh Basha. Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, vota në OKB e Shqipërisë, ishte një thikë pas shpine e Ramës kundër SHBA-së.

Reagime kundër Ramës kanë ardhur edhe nga jashtë Shqipërisë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se “Edhe sikur të ishte vetëm vota e Amerikës kundër kësaj rezolute, e dyta do të ishte e Kosovës, pa marrë parasysh si kanë votuar të tjerët për këtë çështje”. Federata Panshqiptare VATRA në SHBA ka bërë sot një deklaratë, përmes së cilës dënon vendimin e kryeministrit Rama për votën në OKB kundër SHBA-së. Sipas VATRA-s, ‘ Kjo votë është jo vetëm mosmirënjohje për gjithë mbështetjen amerikane ndaj Shqipërisë përgjatë shtetformimit, e deri më tash, si edhe për rolin vendimtar në krijimin dhe procesin e njohjes së Republikës së Kosovës, por është edhe një mesazh tejet i rrezikshëm për vazhdimësinë e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë”, thotë VATRA. /RD/

Loading...

Lini nje pergjigje