Taksat e reja të Erjon Velisë dhe Edi Ramës rritën çmimet e banesave

0

Kohët e fundit po vihet re një fenomen negative në treg. Ndërkohë që konsumi është pakësuar shumë, në përpjesëtim të drejtë me rënien e të ardhurave të shqiptarëveNdërtuesit, por edhe aktorët e tregut, i referohen Taksës së Ndikimit në Infrastrukturë si një prej faktorëve kryesorë që ka ndikuar në rritjen e çmimit. Fakt i pamohueshëm është se është rritur taksa e infrastrukturës. Taksa e ndërtimit llogaritej 4% e kostos së ndërtimit, ndërsa tani është 8% mbi çmimin e shitjes. Kjo ka ndikuar në rritjen e kostove me rreth 50 euro për metër katror. Sipas nenit, baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri që kërkohet të kryhet ose vlera në lekë e çmimit të shitjes për metër katror të investimit të ri.

Ligji referon se në rastin e ndërtimeve për qëllime banimi apo njësi shërbimi nga shoqëritë e ndërtimit, të cilat nuk destinohen për përdorim në sektorin e turizmit, industrisë apo përdorim publik, taksa e ndikimit në infrastrukturë është në masën 4% deri 8% të çmimit të shitjes për metër katror. Baza e taksës është vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së njësive të shërbimit apo ndërtesave për qëllime banimi. Çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të vlerës së tregut, sipas përcaktimeve në udhëzimin e Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave”, që miratohet çdo vit. Detyrimi për pagesën e taksës i takon investitorit dhe duhet të paguhet që në fillim të investimit.

Dhe çfarë ka sjellur kjo?

Rritje çmimi kanë shënuar objektet e reja në ndërtim në zonën lindore të Tiranës. Nga të dhënat e mbledhura nga “Monitor” në terren, në fund të tetorit, luhatje të çmimit kishte në kompleksin ku po ndërton Orion Construction. Në shkurt të këtij viti, çmimi për metër katror në kompleksin Toëer Brige 3 ishte 740 euro. Aktualisht, çmimi për metër katror është 790 euro, por për banesa në katet më të ulëta dhe me orientim më të pëlqyer, ishte dhe më shumë se 800 euro. Po në atë zonë, tek Oxhaku, firma e Progeen ka përfunduar projektin. Nga i gjithë projekti, kishin mbetur pa shitur vetëm tri hyrje. Edhe pse më lirë se pallatet e reja në atë zonë, çmimi i apartamenteve ka shënuar rritje në pak muaj. Fillimisht projekti kishte dalë me një çmim shitje prej 720 euro, në hyrjet e fundit, menaxheri i shitjeve dha çmimin prej 750 euro për metër katror. Po e njëjta firmë ka përfunduar ndërtimin në rrugën “5 Maji”, me një çmim prej 1150 eurosh për metër katror, rreth 150 euro më shumë se çmimi mesatar i zonës.

Në Komunën e Parisit, ngjitur me Parkun Olimpik të Tiranës, Alba Konstruksion, sapo kishte nisur ndërtimin e një objekti. Sipas të dhënave të afishuara në tabelën prezantuese të projektit, leja e zbatimit ishte dhënë në datën 18 janar të këtij viti.

Të interesuar për të rezervuar një hyrje kontaktojmë me personat që po punonin në kantier. Sipas tyre, çmimet fillestare të këtij objekti ishin 2800 euro për dyqanet dhe 1500 euro/m² për banesat. Çmimet në atë zonë, në fillim të vitit të shkuar, janë rritur, në krahasim me 1000-1200 euro për metër katror. Sipas ndërtuesve, çmimi për metër katror është ndikuar për shkak të taksës së infrastrukturës, kostove të ndërtimit, por edhe koeficientit që kanë kërkuar pronarët e truallit. Megjithatë ndërtuesi tha se çmimi është fillestar, ai parashikon se çmimi mund të rritet në një fazë të mëvonshme të projektit me rreth 50 euro për metër katror. Për rezervim kaq të hershëm, çmimi mund të ulej në të njëjtën masë.

Projekti, në një zonë strategjike, ngjitur me Unazën e Re, por edhe me dalje të shpejtë në Komunën e Parisit, te Liqeni Artificial, parashikohet që të përfundojë pas dy viteve e gjysmë. Arben Dervishi, sekretar i Shoqatës së Ndërtuesve, pranon se ka një tendencë të shtrenjtimit të apartamenteve në të gjithë Tiranën, me 50 deri në 100 euro për metër katror. Në periferi, rritja ka qenë më e lehtë, me rreth 50 euro për metër katror. Sipas tij, tre janë arsyet kryesore:

–Së pari, ka një rritje të kërkesës, jo vetëm nga paratë informale, por edhe nga individë e familje të reja që po blejnë përmes kredive.

–Së dyti, ka një rritje të cilësisë së ndërtimit nga firmat, në reflektim dhe të kërkesës së klientëve që tani duan apartamente më cilësore.

–Së treti, ka një rritje të përgjithshme të kostove të ndërtimit. Efekti i taksës së infrastrukturës, e cila nga viti i kaluar u rrit në 8% të vlerës së shitjes, nga 4% e kostos që ishte më parë, vijon të japë efekt për ndërtimet e reja.

Shtimi i taksave dhe shtrenjtimi i lëndëve të para janë arsye të tjera. Dervishi thotë se tashmë, kosto minimale e ndërtimit është minimumi 500 euro për metër katror, duke përfshirë dhe pjesën e pronarit të tokës, nga 300 euro që ishte disa vjet më parë. Dervishi shton se në qendër do të ketë gjithnjë rritje, pasi ka kërkesë, teksa është një vend që i ka afër të gjithë shërbimet. Në qendër, çmimi do të shkojë minimumi 3000 mijë euro për metër, teksa në zonën e Televizionit e ka arritur këtë vlerë që gjatë vitit të kaluar. Në zonën e Bllokut, çmimet janë 1800-2000 euro për metër katror, apartamentet në pallatet ekzistuese. Shtrenjtimi i apartamenteve në pallatet e reja ka tërhequr dhe ato të vjetrat. Dervishi shton se ato shiten mesatarisht 200 euro më pak. Ai pohon se ka dhe një rritje artificiale të çmimeve, pasi nëse shkon për të blerë mund të marrësh zbritje të lartë. Ka dhe një vlerësim në treg, që ndërtimet e reja që pritet të kryhen në qendër të Tiranës (kullat), mund të arrijnë deri në 4,000 euro për metër katror, ndonëse Dervishi shton se ky është një çmim tepër i lartë. Një nga arsyet kryesore që ndërtuesit japin për rritjen e çmimeve të apartamenteve është edhe rritja e kostove të ndërtimit.

Izolimi është tani një kërkesë që e kërkon edhe një klient i cili nuk ka ndonjë përvojë të madhe në ndërtim, që të ketë eficiencë energjie. Ndikimi i izolimit është 2-2.5 euro për metër katror. Por ka edhe elemente të tjera, si p.sh. cilësia e hidrosanitareve, struktura e brendshme. Ka rritje të kërkesave dhe sistemimeve të brendshme që kërkojnë edhe arkitektë, kërkesa për ndriçim apo disa përshtatje të reja për sa i përket projektit. Sipas të dhënave të INSTAT, nuk raportohet një rritje në kostot e ndërtimit për banim. Në raportin e publikuar në dhjetor të vitit që lamë pas, ndryshimi vjetor i indeksit të kushtimit në ndërtim për tremujorin e tretë të 2017-s ishte 0.5%, ndërsa ndryshimi me një tremujor më parë ishte vetëm 0.1%.

Megjithatë, rritja e kostos së ndërtimit vjen kryesisht nga dyfishimi i taksës për ndërtuesit. Bashkia e Tiranës zemëroi ndërtuesit në vitin 2015 kur me vendimin e saj nr. 59 pothuajse e katërfishoi taksën e ndikimit në infrastrukturë të ndërtimeve të reja. Kjo taksë është konceptuar si e tillë që ndihmon bashkitë të kompensojnë dëmet që pëson infrastruktura publike si rrugët, apo nevoja për zgjerimin e shërbimeve publike në kanalizime dhe ujë në rast ndërtimesh të reja.

Më herët, kjo taksë ishte në masën 4% të kostos së investimit, gjë që do të thotë se ndërtuesit paguanin 4 për qind të kostos së përafërt prej 30 mijë lekë për metër katror. Bashkia e rriti atë në 8 për qind të çmimit të shitjes, i cili zakonisht është dy-pesë herë më i lartë se sa kostoja e ndërtimit. Ndërtuesit u ankuan në atë kohë se vendimi i bashkisë efektivisht e rrit koston e ndërtimit në Tiranë me 50-100 euro për metër katror, gjë që nga ana e saj, sjell një rritje po kaq dramatike në çmimet e apartamenteve që paguajnë konsumatorët.

Lini nje pergjigje