Shtypi grek: Vrasësi i Kasmit, ka punuar në ambasadën shqiptare

0
171

Vrasësi i dyshuar i Devi Kasmit, gjatë kohës kur shërbente në polici, ka punuar edhe në stafin e sigurisë së ambasadës shqiptare në Athinë. Gazeta greke “To Vima”, në një shkrim ka zbardhur edhe disa detaje të së shkuarës së shtetasit grek Eftimiu Eftimius.

Eftimiu Eftimius, i ka shërbyer në vendin fqinj si efektiv i forcave speciale për dy dekada. Gazeta greke “To Vima”, bën me dije se 43-vjeçari ka punuar dhe si roje në ambasadën shqiptare në Greqi. Gjithashtu në shkrim thuhet se në të shkuarën ai është përfshirë në trafik ndërkombëtar të drogës.

“I dyshuari si vrasës me pagesë jeton në një fshat malor të Artës dhe është përfshirë në një rast të trafikimit të 6 kg kokainë nga Kolumbia në Aeroportin e Frankfurtit në vitin 2009. Një rrjet i gjerë i trafikimit dhe shpërndarjes së drogës u zbulua në maj 2016 në rajonin e Artës”, shkruan media greke.

Më tej shkruhet edhe se Eftimius është akuzuar së bashku me 20 persona të tjerë, shumica shqiptarë, për përfshirje në trafik kokaine. Pas lirimit, 43-vjeçari erdhi në Shqipëri ku dyshohet se ndërtoi lidhje të forta me mafian lokale, sipas “To Vima”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here