Rikthehen bandat e ‘97!

1

Nga Flamur Vezaj

Loading...

Zgjedhjet per kreun e FSHF-se, kane nxjerr nga strofulla disa prej krimineleve me te rrezikshem te vendit! Po po, kriminel dhe persona me precedent te rrezikshem kriminal nga te cilet eshte kerkuar mbeshtetje dhe prezenc diten e zgjedhjeve ne Durres!

Kane shkuar deri aty, sa nje prej biznesmeneve te njohur ne vend me te kaluar te dyshimt, qe eshte edhe personi kryesor qe mbeshtet kandidatin e PS-se pas kunitave paska tentuar qe ne emer te OSBE-se te rezervoj disa dhoma ne Hotel “Adriatiku” me arsyetimin se do bejne seminar! Po cfare seminari do te bejne keta kriminel dhe ish-punonjes policie e persona me probleme me ligjin diten e zgjedhjeve!!?? Apo thjesht per te qene brenda hotelit kur te plas sherri apo kur i kerkohet te ndehyjne.

Duke pare kete situate, me thone se eshte kerkuar edhe prania e forcave te policise qe me shume gjasa nuk do te mungojne! Jo forca te thjeshta por te atyre te RENEA-se qe te jene prezent tek hoteli qe nje dite para zgjedhjeve! Por Jo vetem kaq, me thone se nuk mungojne edhe presionet e kercenimet e hapura me telefon e me vizita poshte shtepise se anetareve te Asamblese duke i kerkuar mbeshtjetjen per kandidate te vecant! Ne mesin e ketyre kercenuesve me telefon qenkan edhe te paraburgosur “VIP” nga “313” apo burgu i Peqinit dhe Fushe-Krujes!

Jo vetem kaq, ne mbeshtetje te Finos na paskan perfshire edhe grupe kriminale nga Shkodra e Elbasani duke mos harruar ata te Vlores ose me sakte nje grup te vjeter e te njohur ne Shqiperi i ngritur qe ne vitin 1996 qe tashme po perdor edhe median per kete fakt! Per keto probleme na qenka njoftuar edhe kryeministri i vendit qe per momentin paska vendos ti injoroj keto alarm ndoshta edhe per faktin se i vellai eshte perfshi ne kete histori! Perballe ketyre edhe Duka nuk paska mbet mbrapa, ku ka kerkuar ndihme nga grupet e Shijakut dhe Laçit, ku disa prej tyre me shume gjasa nuk do te mungojne edhe ne diten e zgjedhjeve perballe ketyre te Finos!

Eshte shume e turpshme qe ne kete menyre duan te zgjidhen kreret e kesaj Federata qe tashme eshte “privatizuar” nga Duka! Une prej kohesh kam kerkuar largimin e Dukes se ka shkaterruar kampionatin e dermuar tifozet! Por ne kete rast me mire Duka se te pakten merr vesh pak nga Futbolli se ka disa vite eksperienc sa Bashkim Fino, nje arrogant i pandreqshem qe nuk mbahet mend per ndonje gje te mire dhe qe para se te marr drejtimin e FSHF-se bene presione e kercenime me burg e me dosje, cka tregon se vazhdon te jetoj ne vitin 1997!

Nuk eshte ky qe i duhet federates pasi ai nuk mund te sjell fryme te re sic pretendon me metoda te vjetra! Kete e bene se ka edhe mbrapa prokurorine qe per faqe te zeze eshte vene ne levizje pak dite para zgjedhjeve ne FSHF nga individ e klube qe deri dje kane mbyll syt perballe ketyre “shkeljeve” e tashme kur eshte perfshire nje deputet ne gare me mbeshtetjen e vellait te kryeministrit u kujtuan! Nje fjale e urte thote, me mire vone se kurr por jo, boll me keto metoda presioni, kercenimi, alabakesh e duke perdor pushtetin dhe institucionet me te vetmin qellim te zgjidhen ne krye te nje OJF-je nje deputet! O njerez, eshte sporti me i bukur ne bote dhe nuk ka nevoj perfshirja e krimineleve!

Loading...

1 Koment

Lini nje pergjigje