KLP E KLGJ/ Përjashtohet ‘telefoni’ nën hetim

0
177

Kreu i nënkomisionit për KLP e KLGJ, Ulsi Manja tha “se referuar ligjit për sistemin e drejtësisë, autoriteti ka nisur hetim i thelluar ndaj Kozma Janos”. Propozoj mos të jetë pjesë e garës, tha ai gjatë mbledhjes.

Ndërkohë, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se “zgjedhja e një kandidati për të kandiduar nuk është e thjesht”. “Por, shtoi ai. problemi është tek institucionet që e kanë lënë të kalojë”.

“Në rastin konkret e bëni vetëm e vetëm për të shpejtuar duke e përjashtuar”, akuzoi deputeti demokrat. Më pas u votua “pro” përjashtimi i Janos me tre vota “pro”.

Në listën e mëparshme, Kozma Jano ka qenë kandidat për tu zgjedhur anëtar i KLP-së. Ai u akuzua nga PD se ka qenë informator i Sigurimit të Shtetit gjatë kohës që mbante detyrën e efektivit të policisë në Portin e Durrësit. Akuzat i bazuan në një dokument, në të cilën shkruhej se pseudonimi i Janos ishte “telefoni”. Vetë Koza Jano tha se dokumenti nuk është i vërtetë dhe mohoi akuzat:

“Nuk jam përfshirë në asnjë marrëdhënie me Sigurimin e Shtetit, por as si individ dhe as në ushtrimin e profesionit tim, nuk kam dëmtuar asnjë person, në asnjë lloj forme, si gjatë diktaturës ashtu edhe gjatë demokracisë“. “Letra e bakallit me sfond të zi dhe “stilolaps blu” që u publikua sot, është një sajesë e shkruar me dorën e atyre që akuzuan, vetëm e vetëm me qëllimin e përballjes së emrit tim”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here