KLP e KLGJ/ Akuza e fortë ndaj mazhorancës: Krijuat SPAK-un tuaj!

0
189

Me debate të ashpra ka nisur nënkomisioni për kandidatët e KLP dhe KLGJ. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi akuzoi mazhorancën se “krijuan SPAK-un e tyre provizor”.

Kryetari i komisionit Ulsi Manja tha se lista e sotme e kandidatëve është përfundimtare dhe nëse nuk merr ¾ e votave miratohet automatikisht.

Ndërsa Bylykbashi e quajti procesin një farsë antikushtetuese, ndërsa shtoi se një reformë në drejtësi nuk bazohet ne gogla, duke iu referuar përzgjedhjes me gogla të kandidatëve nga mazhoranca, pas kundërshtimeve të opozitës.

Ai shtoi se objektivi i vetëm i reformës është të kapë institucionet e drejtësisë për të mbrojtur ministra e kryetar bashkie të inkriminuar.

“Prova është evidente, siç kemi kryeprokurorin privat. Krijuat SPAK-un tuaj provizor”, u shpreh ai, të gjitha kandidaturat janë te krijuar nga Edi Rama.

Dirsa deputetja e LSI-së, Silva Caka tha se ky proces nuk duhet të shkonte në ketë formë, por sipas reformës të miratuar më 2016 me konsensus.

“Mund të bëni çfarë të doni, por e mira do ishte ta miratonim se bashku”, apeloi ajo për deputetët e mazhorancës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here