Jona Spahiu flet hapur, ja suksesi i karrierës së saj

0

Moderatorja Jona Spahiu zbuloi sot përmes studios “Rudina” kumbarin e karrierës së saj në televizion.

Ajo tregoi se është pikasur nga stilisti Joni Peçi pikërisht në emisionin “E diela shqiptare” ku ajo kishte shkuar bashkë me nënën e saj për të parë ‘live’ emisionin.

“Joni Peçi ka qenë kumbari i karrierës time. Ai më pikasi dhe mendoi se mund të kishte diça të veçantë tek unë. Unë përpos lidhjes time emocionale me të për gjithçka ka bërë për mua e vlerësoj shumë dhe mendoj se ai në dimensione të tjera do të kishte një vend tjetër sepse është njeri që ka një nuhatje të frikshme për modën”, tha Spahiu.

Ndërkohë Peçi përmes mesazhit të tij tregoi edhe momentin kur kishte pikasur moderatoren ndërkohë që futej bashkë me nënën e saj në publikun e “E diela shqiptare” dhe tregoi se vijon të jetë një kritik i madh i saj.

“Ka qenë një moment krej i rastësishëm. Jona në atë periudhë vinte si spektatore tek emisioni “E diela shqiptare” bashkë me nënën e saj. Ka qenë një moment kur u fut me fluksin e njerëzve ku unë e pikasa mes gjithë këtyre personave nga mënyra e qëndrimit dhe pamja e saj karakteristike. Më spikati mes gjithë pesonave dhe dërgoj asistentët që ta thërristin që të flisja me të. Nga mënyra e të folurit ku ishte aq e qartë në atë që donte thash me vete: Ky njeri ka për tu bërë. Unë kam qenë gjithnjë kritik ndaj Jonës sepse kam kërkuar shumë prej saj” tha Peçi

Lini nje pergjigje