Humb jetën burri në Tiranë, u hodh nga një lartësi 5 metra

0

Një person ka gjetur vdekjen një ditë më parë në kryeqytet pasi ka rënë nga një lartësi. Policia njofton se 76-vjeçari H.L. është rrëzuar nga një lartësi 5 metra në zonën e Unazës së Re, duke gjetur vdekjen, pa dhënë detaje të tjera rreth ngjarjes.

Loading...

Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur për shkaqe aksidentale, sipas të njëjtave burime. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekje aksidentale.

Loading...

Lini nje pergjigje