Grabitje me armë në Fushë-Krujë

0

Dje, rreth orës 21:30, në Fushë-Krujë, persona të paidentifikuar me maska, të dyshuar të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit B.K. 36 vjeç dhe duke kërcënuar kanë marrë një shumë parash, bizhuteri dhe një mjet tip Volzvagen, njofton Policia.

Loading...

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe është ngritur grupi hetimor.

Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale
” Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.

Loading...

Lini nje pergjigje