Ekzekutuesi grek i Kasmit: Si e njoha Aurel Hoxhallarin

0

Shtetasi grek Efthymoios Efthymiou, i cili është arrestuar për ekzekutimin e Dëfrim Kasmit në Tiranë, ka pajtuar një avokat shqiptar për t’u mbrojtur, Saimir Vishën.

Ai ka pohuar njohjen e tij me një nga të akuzuarit si bashkëpunëtor në vrasje, tani person në kërkim,  Aurel Hoxhallarin, dhe ka deklaruar se ka qëndruar disa herë në vilën e tij në Mëzez, ndërsa vetë kishte marrë jë banesë me qera. “Aurelin e kam njohur kur ishte emigrant në Itali”, ka deklaruar shtetasi grek.

Efthymioos Efthymoio iu gjendën pas arrestimit dhe iu sekuestruan 16 kartmondesha dymijëlekëshe; tre kartmondesha njëmijëlekëshe; 3 kartmonedha pesëqindlekëshel 20 kartmondesha nëqind euroshe; një pasaportë greke me emrin e tij; një patentë në gjuhën greke; një dokument në gjuhën greke e foton e një femre;  një celular Samsung Galaxy S7 edge në ngjyrë të zezë me shenjë gishti të ndezur me logon Vodafone. Al që nuk hapet pasi është me kod sigurie.

Lini nje pergjigje